Njësia Speciale bashkë me KFOR-in ende në Jarinjë

Sot ka filluar zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Ndërkaq, ekipet e RTV21 janë duke qëndruar në këto dy pika kufitare dhe kanë raportuar se Njësia Speciale po qëndron ende në pozitat e saj teksa pret urdhër nga KFOR-i për tu tërhequr.
Nga vendi i ngjarjes ekipi i RTV21 ka raportuar po ashtu se i kanë parë dhe dëgjua zhurmat e disa helikopterëve, gjithashtu lartë janë vërejtur edhe dronë të cilët e kanë qenë duke e vëzhguar situatën.

Ndërkaq, situata në Jarinjë dhe në Bërnjak vazhdon të jetë ende e qetë./21Media

Back to top button