Njihuni me gruan që shpenzoi 1.600 funta në operacione plastike

Një grua nga Ukraina, e njohur si Anastasiia Pokreshchuk ka shpenzuar mbi 1.600 funta në operacione plastike në fytyrë, gjë që i ka transformuar tërësisht pamjen dhe mezi njihet.
Mjekët i kanë thënë së njëjtës se operacionet e tepruara janë të dëmshme për lëkurën, por siç duket 32 vjeçarja nuk ka ndërmend të ndalojë.
Për dy vjet me radhë Pokreshchuk nuk ka ndaluar me ndërhyrjet në fytyrë, e që e njëjta ka thënë se nuk i pëlqente si dukej para ndërhyrjeve.
Ajo pohon se është e lumtur me pamjen e re dhe e cilëson veten si “përbindëshi më i bukur që do të shihni ndonjëherë”.
E njëjta vazhdimisht injoroi këshillat e doktorit Steven Harris, i cili kreu injektimet e saj, se trajtimi i tepërt me ndërhyrje plastike çon në dëmtime fizike dhe psikologjike.
Harris tha se beson se standardi i bukurisë në shoqëri po “shtrembërohet” dhe se “pritjet joreale” po vijnë si shkak i rrjeteve sociale./21Media

Back to top button