Kaloni te përmbajtja kryesore

Njihuni me parashikimin e motit në bregdetin shqiptar

Shqipëria përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me kthjellime.

Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin ku më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën të territorit nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button