Njihuni me vendet në të cilat nuk festohet Shën Valentini!

Miliona njerëz e kanë shënuar sot Ditën e Shën Valentinit, e cila është një datë e festimit të romancës në pjesën më të madhe të botës.
Zakoni i dërgimit të kartolinave, të dhuratave që karakterizojnë Shën Valentinin janë shkëmbyer sot nga çiftet.
Kartolinat e kanë origjinën në Britaninë e Madhe, madje në vitin 1797, u botua një libër i titulluar Shkrimtari i Shën Valentinit me vargje sentimentale për ata që nuk kishin shumë imagjinatë apo dhuntinë e poezisë.
Kartat e Shën Valentinit ishin shumë të njohura, madje ato ishin të zbukuruara me dantella dhe vizatime romantike ose të shoqëruara me dhurata tufa me trëndafila të kuq.
Në vitin 1868, kompania britanike e çokollatës, Cadbury, shpiku kuti të mbushura me çokollatë në formën e një zemre.
Dita e Shën Valentinit dhe kartat, dhuratat dhe lulet e lidhura me to janë një burim kryesor i aktivitetit ekonomik në shumë vende të botës, por jo në të gjitha.
Ja një pasqyrë e vendeve ku festimi i Ditës së Shën Valentinit është i ndaluar dhe pse. Arsyet shkojnë nga ato fetare, morale dhe kulturore.
Arabia Saudite
Uzbekistan
Iran
Indonesia
Malaysia
Pakistan./21Media

Back to top button