Njoftim i rëndësishëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2022.
Periudha e aplikimit që ka filluar sot, datë 20 korrik do të jetë e hapur deri më 19 gusht 2022, në ora 16:00.
Ministria ka noftuar se aplikimi për të përfituar subvencione në kuadër të kësaj thirrje për aplikim bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Ndërkaq, të gjitha informatat për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, fermerët mund t’i marrin në web faqen e AZhB-së, https://www.azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi./21Media

Back to top button