Njohësit: Situata në veri stabile, por mund të ketë sulme ndaj policisë dhe ndërtesave komunale

Situatë e qetë është në komunën e Zveçanit, pas tërheqjes së trupave të KFOR-it nga ndërtesa komunale. Para ndërtesës së Komunës po qëndron vetëm një njësit i njësisë Speciale të Kosovës.

Për njohësin e sigurisë, Arben Dashveci, tërheqja e trupave të KFOR-it nga ndërtesat komunale në veri tregon se situata po shkon drejt stabilizimit.

“fakti që reaguesi i tretë pra KFRO-i largohet nga një ndërtesë do të thtoë se ata kanë bërë analizat e tyre që situata po shkon drejt relaksimit dhe stabilizimit dhe reaguesi i tretë ia dorën detyrën reaguesit të parë”, Arben Dashevci për rtv21.

Se situata në veri të vendit aktualisht është stabile  e thotë edhe njohësi tjetër i sigurisë, Nuredin Ibishi, por megjithatë nuk e përjashton rrezikun për sulme të reja ndaj Policisë së Kosovës dhe ndërtesave komunale.

“Kjo nuk është për shqetësim, por vlerësim real i gjendjes nasë nuk ka mw tensione, ekstremizëm, situata është stabile… ..Duhet të jemi të kujdesshëm dhe cdo herë për të pritur se mund të ketë tentime për sulme të cfarëdo formë…”, tha Ibishi.

Trupat e KFOR-it u vendosen në ndërtesat komunale në veri në maj të  vitit të kaluar pas tensioneve që shpërthyen  kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore u shoqëruan me forca policore për në ndërtesat komunale.

KFOR-i aktualisht mbi 4.400 ushtarë në të gjithë territorin e republikës së Kosovës./21Media

Back to top button