Nju Jork: Përkujtohet gazetari Sulejman Gashi

Presidentja Osmani e nderoi postmortum gazetarin Gashi me “Medaljen Presidenciale të Meritave”
Në përvjetorin e vdekjes se gazetarit Sulejman Gashi, në Nju Jork u mbaj tubim përkujtimor, me ç’rast Ministri i Shëndetësisë I Kosovës Prof. Dr. Rifat Latifi, ia dorëzoi familjes Gashi Dekoratën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, me titull “Medalja Presidenciale e Meritave”. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, ndërkaq nderoi figurën e Sulejman Gashit me “Mirënjohje” për kontributin në gazetari dhe angazhimin për çështjen eë Kosovës. /21Media

Back to top button