Noga arrin milionin e parë në Instagram

Artisti kosovar Agon Abdullahu, i njohur si Noga që nga fillimi i karrierës së tij ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.
Përmes rrjeteve sociale, ai gjithmonë i mban të informuar adhuruesit e muzikës së tij për më të rejat.
Falë aktivitetit të tij në Instagram ai ka arritur të grumbullojë 1 milion ndjekës.

Projekti i fundit i Nogës mbetet ai me këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahun. “Dashni” titullohet ky duet i cili është publikuar në vitin 2021./21Media

Back to top button