Noizy sjell videoklipin si film, me Blerim Destanin në rolin kryesor!

Reperi i njohur Noizy ka prezantuar projektin e tij më të fundit muzikor, “Lately”, i shoqëruar me një videoklip që shkon përtej kufijve të një videoje standarde, duke marrë formën e një mini-filmi të mirëstrukturuar.
Në video, përveç vetë Noizyt, spikat aktori i njohur shqiptar Blerim Destani, i cili me interpretimin e tij sjell një energji kinematografike të veçantë, duke e kthyer klipin në një tregim vizual të mbushur me ndjenjë dhe dramë.
Prania e shumë figurave të tjera i jep projektit një dimension edhe më të gjerë filmik.
Produksioni muzikor mban firmën e Erno dhe 6AM, ndërsa tekstin e kanë krijuar Noizy së bashku me Erno.
Video ngjason me atë Justin Timberlake, respektivisht klipin e publikuar në vitin 2006, ku këngëtari bashkë me regjisori Samuel Bayer zgjodhën aktoren amerikane Scarlett Johansson, pasi vendosën të përdorin aktorë “të vërtetë” për videoklipin e këngës “What Goes Around… Comes Around”. Edhe videoklipi i kësaj kënge u realizua në formë të një filmi të shkurtër. Përveç videoklipit, edhe kënga ka përafërsisht të njëjtin “vibe”./TV21