Nora Visoka-Weller nominohet Shefe e Misionit të Posaçëm ne Greqi

Ministria e Punëve të Jashtme ka nominuar Nora Visoka-Weller të marr postin e Shefes se Misionit
te Posacem ne Greqi.

Visoka-Weller është juriste mbi mbrojtjen e trashegimisë kulturore ne Universiteti i Kembrixhit.

Në vitet e fundit ajo ishte shumë aktive në frontin e trashëgimisë kulturore dhe poziten e Kishes
Ortodokse Serbe në Kosovë, duke hetuar politikat e mbrojtjes së trashëgimisë, Visoka-Weller
postin e parë diplomatik e ka mbajtur brenda Kombeve të Bashkuara si Kryeshefe për kontroll të
armëve ne Balkanin Perendimor.

Ajo ka përvoje ndërkombëtare në Ballkan, Lindjen e Mesme, Qipro dhe Afrikën e Jugut.

Sfondi arsimor e ka perfunduar në Universitetin e Kembrixhit dhe Universitetin e Harvardit, është
anëtare në Shoqerinë prestigjioze te Artit në Mbreterinë e Bashkuar.

Duke marr parasysh bagazhin serioz profesional te Visoka-Weller duket se me këtë nominim
Kosova bën hap të rëndësishëm në raportet diplomatike me shtetin e Greqisë./21Media

Back to top button