Norvegjia i dhuron Ukrainës 100 raketa

Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës rreth 100 raketa të mbrojtjes ajrore Mistral, tha ministria norvegjeze e mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram tha në një postim në Twitter se sistemi i mbrojtjes ajrore ishte “një armë efektive” dhe do të ishte një “përfitim i madh” për Ukrainën.

Raketa do të hiqet gradualisht nga forcat e armatosura norvegjeze. Vende të tjera gjithashtu kanë dhuruar sisteme të ngjashme, tha ai.

Armët tashmë janë dërguar në Ukrainë./21Media

Back to top button