Nuhi Mavroqani dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur fajtor Nuhi Mavrovqanin dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim, për vrasjen e bashkëshortes së tij në Berivojcë të Kamenicës.
“I akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse për viktimën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Ndryshe, më 4 dhjetor, Mavroqani u dënua me burgim të përjetshëm. Megjithatë Gjykata e Apelit anuloi dënimin në muajin prill, duke e kthyer rastin në rivendosje.
Sipas Apelit, aktgjykimi ishte përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale./21Media

Back to top button