Nuk bën punë as largimi i Koeman, Barça ndalet edhe nga Alavesi

 
Barcelona nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në ballafaqim me Alavesin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11-të të La Liga dhe e cila u zhvillua të shtunën në stadiumin “Camp Nou”.
Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe ajo që e përshkroi këtë pjesë ishte gjendja e përkeqësuar e sulmuesit të Barcelonës Sergio Aguero i cili u detyrua që të largohej nga fusha.
Memphis Depay i kaloi në epërsi katalanasit me golin e tij në minutën e 49’ të ndeshjes, por vetëm tre minuta më vonë, Alavesi reagon dhe shifrat i barazoi Rioja.
Deri në fund të ndeshjes nuk u realizua asnjë tjetër gol dhe kështu skuadra morën nga një pikë nga ky ballafaqim.
Kështu Barcelona shijon një tjetër dështim dhe kjo nënkupton që ko skuadër ka mbledhur vetëm 16 pikë në 11 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion garues të kampionatit spanjoll.

Back to top button