“Nuk e lëvizim asnjë autobus”, protestuesit sfidojnë policinë

(Lajm  i përditësuar)


“Nuk e lëvizim asnjë autobus”, protestuesit sfidojnë policinë

Protestuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë pasur një diskutim më me Policinë e Kosovës, të cilëve u thanë se nuk do të lëviz asnjë nga autobusët që është vendosur në rrugën “Agim Ramadani” pa përfunduar protesta.

“Asnjë nuk lëvizim pa u kry protesta, as nuk jemi për drogë e as për hajni por për protestë. Të shohim, sekretari ka e dhënë deklaratën, atëherë i largojnë, nesër fillojnë edhe më gjerë. Ne jemi në të drejtën dhe vendin tonë. Autobusët që janë në “Agim Ramadan” pa përfundu protesta asnjë nuk lëvizim. Ne e kemi paralajmëruar dje që protesta ka me qenë në këtë rrugë dhe nuk lëvizim për dy-tre orë. Autobusët asnjë nuk kanë me u largu. Duhet me reflektu Ministria e Financave. Autobusët e Trafikut Urban dhe privatë nuk lëvizin pa u kry protesta, pikë”, tha njëri nga protestuesit.


Protesta përfundon në ora 11:00, por autobusët nuk do të operojnë

Anëtari i kryesisë së shoqatës Unitrans, Avdyl Brajshori gjatë protestës së transportuesve publik tha se protesta do të përfundojë në ora 11:00, por autobusët nuk do të lëshohen për qarkullim.

Marrë parasysh se protesta përfundon në ora 11:00 ne ecim nëpër shpija autobusët nuk dalin në qarkullim pa u kry pagesat është aloku një shumë  vogël”, tha ai


Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë në Prishtinë

Punëtorët e Trafikut Urban dhe atij privatë po vazhdojnë protestën edhe ditën e sotme, si shkak i mosmarrjes së pagave. Ata knë zgjedhur një formë tjetër për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Ata me autobusë kanë zbarkuar Komunës së Prishtinës.


Edhe sot qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit publik

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të ketë më transport publik. Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Ky vendim vjen pas protestave të punonjësve që kërkojnë pagesa të papaguara dhe kushte më të mira pune.

Stacionet e autobusëve në kryeqytet shihen të boshatisura, për shkak të mungesës së transportit publik. Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit janë krijuar kolona të gjata në trafik.

Gjithashtu, shumë qytetarë janë detyruar të ecin në këmbë për të shkuar në punë ose për të kryer ndonjë shërbim komunal apo administrativ.

Qytetarët e Prishtinës nga dje kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të buxhetit.

Përfaqësues të Trafikut Urban kërkuan reagim urgjent, duke paralajmëruar se kriza po godet drejtpërdrejt familjet e qindra punëtorëve. Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama akuzoi Qeverinë e Kosovës për bllokim fondesh, ndërsa ministri në detyrë Hekuran Murati, tha se Komuna e Prishtinës i ka pasur rreth 3.2 milionë euro në llogari por që nuk i kreu pagesat duke bërë beteja politike.

Back to top button