“Nuk garoj me Albin Kurtin”, Tahiri: Unë garën e bëj vet

(Lajm i përditësuar)


“Nuk garoj me Albin Kurtin”, Tahiri: Unë garën e bëj vet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në emisionin “Click” në RTV21, u pyet se a e ndihmon prania e shpeshtë e Albin Kurtit  kandidatin e Vetëvendosjes, Faton Peci, për zgjedhjen kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, që ky i fundit ta fitojë garën.

Tahiri tha se në nivel lokal gara është mes kandidatëve.

“Albin Kurti ka efektin e tij, por në nivel lokal gara nuk është me Albin Kurtin, sepse ai është kryeministër në nivel qendror. Ne garojmë me Faton Pecin në nivel lokal për qytetin e Mitrovicës… jo, nuk jemi në garë me Albin Kurtin, ai është në nivel qendror, ne jemi në nivel lokal. Janë dy nivele tërësisht të ndara, edhe praktikat e kaluara e kanë treguar se nuk interferojnë e lidhen, dhe nuk është që e shoh sfidë e kompleksiteteve këtë pjesë. Unë garën e bëj vet me qytetarët e Mitrovicës, jam çdoherë vetëm, jam me qytetarët pranë tyre, mbështetjen më ma kanë dhënë qytetarët e Mitrovicës”, tha ai.


Tahiri i gëzohet konstituimit të Kuvendit: Komunat kanë nevojë edhe për qeveri funksionale

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 tha se i gëzohet faktit se është bërë konstituimi i Kuvendit, duke uruar që sa më shpejt të formohen edhe institucionet e nivelit qendror.

“Për shkak se edhe vendi edhe komunat kanë nevojë për qeveri funksionale”, tha ai.


Plani i Tahirit për ta bërë Mitrovicën e Jugut qytet më të jetueshëm

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 duke pohuar migrimin e qytetarëve tregoi planin për ta evituar këtë dukuri.

Ai tha se njëra ndër arsyet e migrimit janë shëndetësia dhe arsimi, e sipas tij këto janë fushat ku ai do të punojë më shumë.

U zotua se do të investojë në shëndetësi duke bërë rekrutimin e profesionistëve të rinj.

“Mbi 150 infermierë, do të vazhdojë rekrutimi i gjithë mjekëve, ka kuadro të mjaftueshëm te qasja e infermierëve, ndërsa te qasja e mjekëve është sfidë sepse janë kuadër deficitar, por ajo që është detyrë e jona për me bë, unë do ta bëj gjithë rekrutimin e mjekëve të Mitrovicës në punë e po ashtu dyfishim i furnizimit me barna, trefishim i kujdesit shëndetësor nëpër shtëpi”, tha ai duke shtuar se buxheti komunal për ta realizuar këtë është i mjaftueshëm.
Për ta bërë Mitrovicën qytet më të jetueshëm Tahiri tha se do të investojë edhe në arsim.

U zotua në ndërtimin e dy shkollave fillore: Abdullah Shabani dhe Nonda Bulka, si dhe shkollën e mesme të muzikës në lokacionin ku ka qenë, premtoi edhe renovimin e objekteve të tjera shkollore. Ai tha se këto do të bëhen në një afat kohor prej 4 vjet.

“Po ashtu do të bëhet rekrutimi në gjithsecilën shkollë asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.”, tha ai

Premtoi edhe funksionalizimin e transportit publik në të gjitha linjat.


Tahiri thotë se platforma e tij për Mitrovicën është 100% e realizueshme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në “Click”, në RTV21 tregoi për vendimet e para që do t’i marrë ditën e parë nëse zgjidhet kryetar i kësaj komune.

“Do ta hap mundësinë që pjesë e ekipit tim të jenë përfaqësues, intelektualë të qytetit të Mitrovicës, grupe e individë të ndershëm e dinjitozë me reputacion dhe kompetencë profesionale, si dhe me gatishmëri për të dhënë kontributin në qytetin e tyre. Ndërsa pjesa e platformës dhe e axhendës do të jetë në kuptimin ditor edhe trajtimi i projekteve, edhe trajtimi i sfidave, qoftë me fokusin në realizimin e projekteve në sektorin e arsimit, infrastrukturës, ambientit, hapjes së perspektivës gjithëpërfshirëse, gjithashtu mbështetëse të kategorive sociale. Pra, do të jetë një angazhim në kuptimin e asaj që të realizohet me përpikëri platforma jonë qeverisëse dhe programi që nga dita e parë”, tha ai.

Tahiri u zotua se platforma e tij është 100% e realizueshme.
“Për arsye se janë të përfshira vetëm ato projekte të cilat janë detyrë ekskluzive e kryetarit dhe ekipit të tij”, tha ai.

Po ashtu, u shpreh i bindur se në vitin 2029 do të flasë vetëm për suksese.


Tahiri i bindur: Do ta fitoj garën bashkërisht me qytetarët e Mitrovicës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në “Click” në RTV21, u shpreh i bindur në fitore.

“Besoj shumë që më 12 tetor do të festojnë qytetarët e Mitrovicës një fitore dinjitoze të merituar, ndërsa pjesa e fitores është edhe më shumë përgjegjësi për punë e angazhim në kuptimin e realizimit të platformës që është ndërtuar bashkërisht me qytetarët e Mitrovicës, grupe e njerëz që përfaqësojnë komunitete të ndryshme brenda qytetit, sektorin e arsimit, shëndetësisë, pensionistë, përfaqësues të lagjeve e të tjerë, me qëllim që të bëhen pjesë përfshirëse e saj dhe ta implementojmë me përpikëri në mënyrë që qyteti i Mitrovicës në vitin 2029 të ketë projekte e punë të dinjitetshme e kapitale që e zhvillojnë qytetin dhe ndikojnë edhe në mirëqenien e mitrovicasve.

Pra, është një garë në të cilën jemi bashkërisht me qytetarë dhe do të jetë fitore për qytetarët dhe me qytetarët e Mitrovicës”, tha ai.

“Unë do ta fitoj bashkërisht garën me qytetarët e Mitrovicës”, shtoi ai./21Media

Back to top button