Nuk i përballoi plagët, edhe një viktimë nga vrasja në Butel

 

23 vjeçari Ergin Iseni nga Haraçina nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda, të cilat i mori më 13 maj në incidentin e armatosur në Butel 2 të Shkupit, ku nga ky incident i vdekur mbeti 43 vjeçari nga Shkupi Kamer Idrizi.

Që nga 13 maji, 23 vjeçari Ergin Iseni ishte shtrirë në gjendje kome në Klinikën “Nëna Terezë” në Shkup. Edhe përkundër disa ndërhyrjeve kirurgjike gjendja e tij nuk është përmirësuar.

Kujtojmë që më 13 maj, persona ende të paidentifikuar për organet kanë gjuajtur me breshëri plumbash në drejtim të makinës “Golf” ku mbeti i vrarë 43 vjeçari nga Shkupi Kamer Idrizi, ndërkaq me lëndime të rënda trupore u dërgua në Klinikën “Nënë Tereza” tashmë i ndjeri 23 vjeçari nga Haraçina Ergin Iseni./TV21

Back to top button