Nuk iu mbijetoi plagëve, vdiq një person në Viti që u godit me veturë në një park

Ka vdekur një person i cili të hënën mbrëma u godit me veturë teksa po qëndronte bashkë me katër të tjerë në një park të Vitisë. I njëjti për shkak të plagëve më të rënda ishte dërguar për trajtim në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.
“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.
Me veturë goditi disa persona që qëndronin në park, Policia arreston të dyshuarin në Viti