Nuk ka fitore për Spanjën, ndalet me barazim edhe nga Polonia
Kombëtarja e Spanjës nuk e ka nisur mirë ecurinë e saj në Kampionatin Evropian 2022 pasi ka barazuar në dy ndeshjet e para.
Fillimisht skuadra e Luis Enriques u ndal me barazim pa gola nga Suedia, kurse me barazim 1-1 përfundoi ndeshja e dytë e këtij grupi kundër Polonisë e zhvilluar të shtunën.
Nga një gol u shënua në secilën pjesë të këtij ballafaqimi. Fillimisht Spanja e gjeti golin e epërsisë përmes Alvaro Moratas në minutën e 15’ të ndeshjes, por në pjesën e dytë erdhi reagimi i Polonisë që e gjeti golin e barazimit me anë të top sulmuesit Robert Lewandowski i cili realizoi me kokë në minutën e 54’.
Grupi e tashmë pas dy ndeshjeve është në një situata shumë të komplikuar derisa të gjitha skuadra janë në luftë për të kaluar këtë fazë.
Në vendin e parë është Suedia me katër pikë e ndjekur nga Sllovakia me tri pikë, pastaj vjen Spanja me dy pikë dhe Polonia e fundit me një pikë.