Nuk ka fitues brenda 90 minutave, Llapi – Prishtina në vazhdime
Përfundoi koha e rregullt e Superkupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Fituesi nuk u përcaktua brenda 90 minutave pasi rezultati ishte i barabartë 1:1.
Otto John kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 66-të dhe kur po mendohej se ky ishte goli i fitores për bardh-e-kaltrit, në skenë doli Festim Rivera, i cili realizoi nga penalltia për 1:1 dhe e dërgoi kështu ndeshjen në vazhdime.