Kaloni te përmbajtja kryesore

Nuk ka korridore humanitare as sot

Nuk do të ketë evakuime të civilëve ukrainas nga zonat e prekura nga lufta për të dytën ditë radhazi, pasi zyrtarët ukrainas dhe rusë nuk arritën të bien dakord për korridoret humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Për arsye sigurie, u vendos që të mos hapen korridoret humanitare sot”, tha Vereshchuk në Telegram.

Ajo akuzoi forcat ruse për bllokimin dhe granatimin e rrugëve të arratisjes.

“Në shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare, pushtuesit rusë nuk kanë ndalur së bllokuari dhe bombarduar rrugët humanitare”, shtoi ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button