“Nuk ka më kohë”, Madonna i bën thirrje Papa Leos të shkojë në Gaza

Pop ylli Madonna iu është lutur Papa Leos që të udhëtojë në Gazën e shkatërruar nga lufta për t’u “sjellë dritën fëmijëve para se të jetë tepër vonë”.
Në një mesazh në rrjetet sociale të postuar të hënën, ikona e popit shtoi se Papa ishte “i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja” në Gaza, duke shtuar se “nuk ka më kohë” pasi territori po vuan nga ajo që , përcjell portali rtv21.tv
Këngëtarja, e cila është rritur si katolike romake, tha se lutja ishte motivuar nga ditëlindja e djalit të saj, Rocco.
“Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap atij si nënë është t’u kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në mes të zjarrit në Gaza”, shkroi Madonna.
Madonna shtoi: “Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj dhe nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë. Unë thjesht po përpiqem të bëj çmos që këta fëmijë të mos vdesin nga uria.”
UNICEF-i, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, shkroi në Tëitter javën e kaluar se “më shumë se 18,000 fëmijë janë vrarë në Gaza gjatë 22 muajve të fundit” dhe se “në Gaza, mesatarisht 28 fëmijë në ditë – sa madhësia e një klase – janë vrarë”./21Media