Nuk ka shpresa për Zidanen, Deschamps rinovon kontratën me Francën

Federata Franceze e Futbollit (FFF) dhe Noël Le Graët, presidenti i saj, kanë njoftuar zgjatjen e kontratës së Didier Deschamps në krye të Kombëtares së Francës deri në korrik të vitit 2026.
I emëruar më 9 korrik të vitit 2012 nga Noël Le Graët, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të kombëtares me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje.
Nën drejtimin e tij, Francës fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, Ligën e Kombeve në vitin 2021, arriti në finalen e Evropianit Euro 2016 dhe të Kupës së Botës të vitit 2022.
Deschamps e ka ndihmuar Francën të jetë në vendin e tretë në renditjen e FIFA-s, në të cilën ka qenë gjithmonë në top katërshe, në pesë vitet e fundit.
Misionin në ekipin francez do ta vazhdojnë edhe Guy Stéphan, ndihmësi i Didier Deschamps, trajneri i portierëve Franck Raviot dhe trajneri fizik Cyril Moine.
Ky nuk do të jetë një lajm i mirë për Zinedine Zidanen, për të cilin raportohej se është në pritje të shkarkimit të Deschamps për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Francës.

Back to top button