“Nuk ka tregues” që AstraZeneca lidhet me mpiksjen e gjakut

 

Nuk ka asnjë indikacion që vaksina “AstraZeneca” kundër Covid-19 është e lidhur me rrezikun në rritje të mpiksjes së gjakut, thotë rregullatori i ilaçeve të BE-së.

Deklarata erdhi pasi një numër vendesh, duke përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, pezulluan përdorimin e vaksinës.

Pezullimi pasoi raportet se një numër i vogël i njerëzve kishin mpiksje pasi kishin marrë vaksinën, transmeton rtv21.tv.

Pati gjithashtu raporte se një 50-vjeçar kishte vdekur në Itali pasi kishte zhvilluar trombozë të venave të thella pas një doze të vaksinës.
“Aktualisht nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë,” tha të enjten Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

“Përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të administrohet ndërsa po vazhdon hetimi i rasteve të ngjarjeve tromboembolike,” shtoi ajo.

Ajo tha se kishte pasur 30 raste të “ngjarjeve tromboembolike” midis pesë milionë evropianëve që e kanë marrë atë./21Media

Back to top button