Nuk kaloi ligji për automjetet, Nitaj e quan tragjike

Nuk do të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 15 vjet

Sot seanca e Kuvendit të Kosovës, filloi me shqyrtimin e ligjit për automjetet, ligj ky i cili nuk u miratua.

Për mos kalimin e këtij ligji, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj shprehu keqardhje.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se ky ligj kishte qëllim të përmirësohej mesatarja e vjetërsisë së automjeteve që janë në qarkullim.

“Per keqardhje qe as kesaj radhe nuk kaloi ligji per automjetet. Sot ne Kosove 70 per qind e automjeteve jane me te vjetra se 15 vjet dhe ky ligj kishte vec nje qellim, qe sado pak te permiresohej mesatarja e vjetersise se automjeteve qe jane ne qarkullim. Keto nuk po e ndotkan ambientin vec ato qe jane me te reja se sa 15 vjet! Eshte tragjike kur krejt kjo behet, ne emer te mbrojtjes se qytetarit! Nuk kane faj, se vet nuk e kane kete hall, e sa per popull te cilin e perfaqesojne, disa deputeteve po duket qe nuk u behet vone asnjëherë”, ka shkruar Nitaj./21Media

Back to top button