”Nuk kërkohet privilegj, por drejtësi për Ramushin”

”Dyshoj në lirimin e tij sepse në këtë proces ka ndikim Serbia, Rusia por edhe ka njerëz në Kosovë që nuk e duan Ramushin të lirë”

Intelektualët e Kosovës përmes peticionit të nënshkruar nga 603 nënshkrues shprehen papajtueshmërinë ndaj ndalimit dhe trajtimit të fletarrestit të Serbisë kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Njëherësh, intelektualët e Kosovës përmes peticionit i cili do t’i dorëzohet ambasadez franceze në Kosovë dhe gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, kërojnë nga autoritetet e Francës që ta lënë të lirë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, duke i hedhur poshtë, si të pabaza, pretendimet e Serbisë kundër tij.

Njëri nga intelektualët, Hakif Bajrami, tha se nuk kërkojnë privilegje, por, drjtësi për Haradinajn. 

“Shpresojmë se zoti Haradinaj të lirohet me 27 prill. Por, dyshoj në lirimin e tij sepse në këtë proces ka ndikim Serbia, Rusia por edhe ka njerëz në Kosovë që nuk e duan Ramushin të lirë”.
“Peticioni i intelektualë i intelektualëve do të dorëzohet sot gjatë ditës në institucionet përkatëse.

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është shtyrë nga Gjykata e Francës më 6 prill deri më 27-të këtij muaji./21Media

Fotografia e Burim Zariqi

Back to top button