Nuk mjaftojnë 90 minuta, ndeshja Ferizaj-Liria shkon në vazhdime
Megjithëse u zhvilluan 90 minuta spektakolare me lojë të hapur e shumë raste shënimi nga të dy skuadrat, nuk u shënua asnjë gol në ballafaqimin ndërmjet Ferizajt dhe Lirisë, ndeshja e barazhit e cila do të zbulojë se cila nga këto dy skuadra do të jenë pjesë e Superligës në sezonin e ardhshëm.
Përtej fushës, spektakël po ofrohet edhe në tribunat nga “Ujqërit” dhe “Arpaxhiktë” në mbështetje të ekipeve të tyre.
Rezultati i barabartë ka bërë që Ferizaj dhe Liria tani t’i luajnë vazhdimet, dy herë nga 15 minuta në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.