Nuk ndalen sulmet ruse në rajonin e Chernihiv
Guvernatori i rajonit verior të Ukrainës, Chernihiv, tha se nuk shihte asnjë ndalim në sulmet ruse, pavarësisht një premtimi nga Moska për të zvogëluar operacionet ushtarake atje.
Guvernatori, Viacheslav Chaus tha në kanalin e tij Telegram, “A besojmë në atë? Sigurisht që jo”, transmeton rtv21.tv.
Chaus tha se forcat ruse kanë “kryer sulme në Nizhyn, duke përfshirë sulme ajrore, dhe gjatë gjithë natës kanë goditur Chernihiv”.
Dje, rusët njoftuan se do të “ulnin në mënyrë drastike” operacionet luftarake ushtarake rreth Chernihiv, si dhe kryeqytetit, Kiev./21Media