Nuk po vdes shpresa, 163 orë pas tërmetit shpëtohet një djalë 7-vjeçar

Përpjekjet e shpëtimit në rrënojat e fatkeqësisë që tronditi Turqinë vazhdojnë në ditën e 7-të të tërmetit.

Mrekullitë vijnë njëra pas tjetrës nga qytetet që u shkatërruan nga tërmetet në Kahramanmaraş. Në orën e 163-të të tërmetit është shpëtuar një djalë 7-vjeçar i quajtur Mustafa, i cili ndodhej nën rrënoja në Hatay.

Në orën e 163, 62-vjeçarja Nazife Yılmaz u shpëtua nga rrënojat në lagjen Nurdağı të Gaziantepit.

Ekipet e shpëtimin arritën që në orën e 162-të pas tërmetit në Hatay, ta nxjerrin të gjallë edhe një 50-vjeçare, Güler Ağrıtmış./21Media

Back to top button