Kaloni te përmbajtja kryesore

Nuk raportohet për viktima në Lviv

Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani në Lviv, kështu tha kryebashkiaku të premten në një postim në Telegram.
Ndërtesa e cila u godit është identifikuar si një fabrikë për mirëmbajtjen e aeroplanëve. Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se puna aktive në uzinë ishte ndalur më parë.
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vend, transmeton rtv21.tv.
Lviv është vetëm 70 kilometra nga kufiri polak, shumë larg nga zonat kryesore të betejës në lindje dhe jug.
Zona kishte qenë relativisht e kursyer nga bombardimet, përveç pesë ditëve më parë kur pati një sulm të ngjashëm në një strukturë stërvitore ushtarake në Yavoriv, 30 kilometra larg Lvivit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button