Nuk shqyrtohet raporti për Miniera dhe Minerale

Mungojnë deputetët në mbledhje

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) për vitin 2018.

Duke thënë se raporti për KPMM është mjaft me rëndësi për shqyrtim, kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala tha se në mungesë të kuorumit nuk mund të diskutohet për këtë raport.

Është e pakuptueshme që anëtarët  nuk vijnë në Komision”, tha Shala.

Në këtë komision kanë marr pjesë vetëm deputeti Lutfi Zharku dhe kryetarja e Komisionit, Sala Berisha.

Back to top button