Numërohen 5 mijë e 105 kuti, ja cila parti kryeson

Me 48.41 për qind të votave kryeson Partia Socialiste

Rezultatet paraprake zgjedhore të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur janë numëruar 5 mijë e 105 kuti votimi nga 5 mijë e 362 që janë gjithsej në të gjithë vendin, tregojnë se kryeson Partia Socialiste me 48.41 për qind të votave.

Nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 06:20 të ditës së sotme, Partia Socialiste rezulton se ka marrë 726 mijë e 290 vota ose 48.41 për qind, Partia Demokratike 432 mijë e 885 vota ose 28,86 për qind.

Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 216 mijë e 330 vota ose 14,42 për qind, e katërta PDIU me 69 mijë e 992 vota ose 4,67 për qind, LIBRA 18 mijë e 363 vota ose 1,22 për qind, PSD 12 mijë e 914 vota ose 0,86 për qind.

Procesi i numërimit të kutive të votimit, për zgjedhjet parlamentare 2017, në Republikën e Shqipërisë, që u mbajtën në 25 qershor, po vijon në 9 qarqe të vendit, ndërsa ka përfunduar në qarkun e Korçës, të Fierit dhe Dibrës.

Back to top button