Numërohen gati të gjitha votat me postë, kjo është renditja

Procesi i numërimit të votave me postë po shkon drejt përfundimit. Sipas publikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 21:40 minuta, janë numëruar 95.86 për qind të votave me postë.
Sipas të dhënave të fundit të fundit të KQZ-së, Vetëvendosje prin e para në rezultatet e votimit me postë.
Me mbi 95.86 për qind të votave të numëruara deri më tani, LVV ka fituar 72.63 për qin dose 29 mijë e 319 vota. Pastaj, LDK-ja me 10.20 për qind ose 4 mijë e 117 vota, kurse e treta renditet PDK-ja me 9.15% ose 3 mijë e 692 vota, dhe e katërta AAK-ja me 3.93% ose 1 mijë e 585 vota.
Nga numërimi i deritashëm i votave sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK me 22, LDK me 15 ulëse dhe AAK 6 deputetë.