Numërohen gjysma e votave për deputet këta janë 10 më të votuarit

Gjysma e votave të kandidatëve për deputetë janë numëruar tashmë. Rezultatet e përditësuara janë procesuar tashmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, kush janë më të votuarit nëpër listat e partive deri tash?

Më poshtë gjeni listën e dhjetë më të votuarve nga VV, PDK, LDK dhe AAK.

Ndërsa dhjetë kandidatët më të votuar janë Albin Kurti (LVV) me 172.610 vota, Glauk Konjufca (LVV) me 134.395, Bedri Hamza (PDK) me 79 mijë e 207 vota, Albulena Haxhiu (LVV) me 70 mijë e 222 vota, Hekuran Murati (LVV) me 69 mijë e 572 vota, Donika Gërvalla-Schwarz (LVV) me 62 mijë e 013 vota, Xhelal Sveçla (LVV) me 55 mijë e 931 vota, Hajrulla Çeku (LVV) me 51 mijë e 970 vota, Avni Dehari (LVV) me 46 mijë e 101 vota dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) me 43 mijë e 73 vota.

Back to top button