Numërohen rreth 77% e votave, PS 73 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar rreth 77% të votave

Teksa janë numëruar 4106 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.86% të votave, e ndjekur nga PD me 29.12% të votave dhe LSI me 14.55% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Back to top button