Numërohen votat e diasporës për Mitrovicën, Peci fiton bindshëm ndaj Tahirit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka fituar bindshëm me votat e diasporës.
Nga numërimi i 100% të votave të diasporës për këtë komunë nga KQZ, Peci ka dalë i pari me 70.45% apo 298 vota.
Ndërkaq, kundërkandidati i tij, Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 29.55% apo 125 vota.