Numrat rusë të telefonit janë bllokuar në Ukrainë
Telefonat me numra rusë nuk do të mund të përdorin më infrastrukturën e telekomunikacionit ukrainas, sipas një njoftimi nga Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale të Ukrainës.
“Duke humbur mundësinë për të telefonuar nga numrat e tyre, forcat okupuese po ua marrin gjithnjë e më shumë telefonat qytetarëve”, tha agjencia e qeverisë ukrainase në një deklaratë në Telegram.
Lajmi se firmat e telekomunikacionit po ndërpresin numrat rusë vjen mes pretendimeve nga ushtria ukrainase se rusët po përdorin telefonat e tyre celularë dhe telekomandë për të komunikuar në betejë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ukrainasve, të cilëve u janë sekuestruar telefonat e tyre nga trupat ruse u kërkohet të informojnë operatorët telefonik “sa më shpejt të jetë e mundur” për të bllokuar numrin.
“Ne e kuptojmë se ta bësh këtë kur të merret telefoni nuk është një detyrë e lehtë,” tha shërbimi.
“Megjithatë, kjo është shumë e rëndësishme – gjeni fqinjë që kanë një telefon, përdorin një linjë fikse – siguria e shtetit tonë dhe jeta e ukrainasve varet nga kjo.”/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?