Numri i fëmijëve me Covid-19 në Klinikën e Pediatrisë

Aktualisht në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 4 fëmijë me Covid-19.
Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajçevci për portalin rtv21.tv ka treguar se gjendja e fëmijëve me Covid-19 që janë të shtrirë është stabile.
Fillimi i vitit 2022 ka sjellë rritje të dukshme të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Shqetësues është se gjatë kësaj kohe janë duke u infektuar edhe fëmijët.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kurse, nga 2 mijë e 787 testime, 183 kanë rezultuar pozitiv./21Media

Back to top button