Numri i rasteve me linë e majmunit pritet të rritet në Evropë, thonë shkencëtarët

Udhëtimet ishin arsyeja kryesore që deri më tani lija e ujit bartej tek personat jashtë Afrikës, por shkencëtarët në Britani të Madhe thonë se kjo nuk është arsyeja kryesore e shpërthimit të saj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar raste me këtë virus në 12 vende të botës.
Raste janë identifkuar në Australinë e largët e SHBA, por Evropa ka numrin më të madh të rasteve të infektuara, ndërkohë që numri më i madh i tyre janë në Britani të Madhe, Spanjë e Portugali.
Mjekët thonë se virusi i lisë së majmunit përhapet përmes kontaktit, psh përmes rrobave, qarqafëve, që do të thotë se vetëm udhëtimet nuk janë faktor.
Përhapja e lisë së majmunit ishte temë diskutimi në departamentin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë të Zvicrës, ku qindra delegatë u mblodhën për konventën e 75-të vjetore të kësaj organizate.
Me këtë rast, ekspertët kanë dhënë pikëpamjet e tyre në lidhje me progresin e përhapjes së deritanishme të këtij virusi.
Dr. Rosamund Lewis është përgjegjëse e disa programeve për Emergjencë në këtë organizatë. Ajo është specialiste e lisë që është relative me atë të lisë së majmunit, edhe pse lija në përgjithësi është më virale se kjo e majmunit. Ajo ka thënë se gjatë pesë viteve të fundit kanë parë disa raste në Evropë, këtë vetëm tek udhëtarët, por është hera e parë që shohin raste në shumë vende njëkohësisht, këtë tek personat të cilët nuk kanë udhëtuar në rajone ku ka endemi në Afrikë.
Ajo ka thënë se nuk kanë përgjigje për këtë, dhe se nuk dinë.
Dr. Lewis ka thënë se mund të thonë se ky është virus ADN, se është më i madhi, apo ndër më të mëdhenjët që dinë. Sipas saj, shkalla e mutacionit është më e ulët se e virusëve RNA, dhe akoma nuk kanë të dhëna për mutacion të tij. Ajo ka treguar se kanë filluar të mbledhin të dhëna në lidhje me këtë, se më pas do të diskutohet me elspertë të tjerë për pasojat lidhur me gjenomin e disa rasteve, ku do të zbulohet më shumë në lidhje me virusin.
Dilema rreth asaj se përse virusi i lisë së majmunit u përhap papritur jashtë Afrikës, ka çuar në spekulime se mund të jetë përcjellë përmes marrëdhënive seksuale gjatë festivaleve në Evropë.
Autoritetet në Portugali e Spanjë kanë thënë se raste më shumë tek ta janë identifikuar tek meshkujt homoseksual.
Andy Seale, këshilltar për programin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për HIV, hepatit e STD, ka thënë se marrëdhëniet seksuale mund të jenë një mënyrë e bartjes së lisë së majmunit tek tjetri.
Ai ka sqaruar se kjo lidhet me kontaktin e afërt, me shumë gjasa përmes marrëdhënies seksuale. Ai po ashtu ka thënë se janë në fazën e herëshme të studimit, dhe akoma janë duke mësuar në lidhje me të.
Sipas tij, komunitetet janë kurreshtare të dinë më shumë rreth lisë së majmunit, të kuptojnë rrezikun që vjen nga ajo, por ata janë në fillim të studimit dhe me kohën do të ketë edhe informata rreth saj.
Dr. John McSorley nga Asociacioni Britanik për Shëndetin Seksual ka thënë se përhapja e lisë së majmunit përmes marëdhënies seksuale nuk duhet t’i hutojë njerëzit të mendojnë se ajo është sëmundje e transmetueshme seksuale.
Sipas tij, ky virus përhapet psh përmes copëzave të vogla respiratore, që do të thotë përmes kontaktit të afërt.
Disa klinika tani po anulojnë shërbimet e pacientëve të cilët nuk kanë caktuar termin paraprak.
Për këtë, McSorley ka thënë se kjo masë është ndërmarrë për arsye mbrojtjeje të stafit shëndetësor nga personat e infektuar me linë e majmunit. Sipas tij, ka pasur raste kur në fillim të përhapjes është infektuar një staf punëtorësh, e kjo ka ndodhur sepse virusi ishte i paidentifikuar terësisht. Kështu është dashur të izolohet një staf specialistësh për 21 ditë. Andaj tani fillimisht caktohen vizitat dhe stafi shëndetësor përgatitet më shumë në lidhje me parandalmin e përhapjes së virusit.
Pra, 21 ditë është rekomandimi i mjekëve për personat e infektuar që të izolohen në shtëpitë e tyre.
Mjekët thonë se simptomat e lisë së majmunit nuk janë të ashpra, dhe jo te çdo rast janë karakteristikë puçrrat, por tek vendet të cilat janë duke marrë vetën akoma nga pandemia e COVID-19, ky është goxha shqetësim.
Për linë e majmunit, në hapje të takimit të Organizatës Botëroe të Shëndetësisë në Gjenevë, Dr. Ahmed Robleh Abdilleh, Ministër i Shëndetësisë në Djibouti dhe përgjegjës i asamblesë së 75-të të këtij takimi, ka thënë se lija e majmunit duhet t’ia kujtojë secilit se nëse një vend kërcënohet nga një sëmundje, atëherë kjo bëhet problem për tërë botën.
Ai ka përfunduar me këtë se tani edhe një herë po ndiqemi nga spektri i një epidemie të re. Dhe kjo na kujton se sa është e lidhur bota sot, dhe se si ajo lidhet gjithnjë e më shumë./21Media

Back to top button