Numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 810 mijë e 642 doza të vaksinës.
Deri më sot 814 mijë e 749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 96 mijë e 873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 189 raste të reja me koronavirus nga 2 mijë e 628 testime të kryera./21Media

Back to top button