Numri i viktimave ‘mijëra më i lartë’ sesa vlerësimet fillestare
Mijëra më shumë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës sesa ishte vlerësuar më parë, tha kryetarja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Matilda Bogner tha se numri i njerëzve t
Mijëra më shumë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës sesa ishte vlerësuar më parë, tha kryetarja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Matilda Bogner tha se numri i njerëzve të vrarë është shumë më i lartë se shifra e dhënë fillimisht prej 3,381.
“Ne kemi punuar në vlerësime, por gjithçka që mund të them tani për tani është se janë mijëra më të larta se numrat që ju kemi dhënë aktualisht”, tha ajo në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Vrima e zezë e madhe është me të vërtetë Mariupol, ku ka qenë e vështirë për ne që të qasemi plotësisht dhe të marrim informacione plotësisht të vërtetuara”, shtoi ajo./21Media
UPDATE:@UNHumanRights Monitoring Mission in #Ukraine has so far confirmed 7,061 civilian casualties, including 3,381 killed and 3,680 injured. Real figures are probably much higher.
“Every civilian death is a tragedy,” says Matilda Bogner, head of the Mission. pic.twitter.com/6YEhFvRln4— UN Geneva (@UNGeneva) May 10, 2022

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






