Nusja ankohet për dhunë psiqike nga vjehrrit e saj

Një grua në Prizren është ankuar se në vazhdimësi po ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj.
Ajo rastin e ka raportuar në polici më 1 shkurt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, të dyshuarit janë intervistuar.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./21Media

Back to top button