Nusja e raporton burrin edhe vjehrrën në Polici

Një rast i dhunës në familje është shënuar në Fushë Kosovë në mbrëmëjën e 26 marsit. E pas kësaj, më të zbardhur dita, viktima e mori rrugën për në Polici, ajo e raportoi burrin dhe vjehrrën, ku sipas deklaratës këta të fundit kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.
Policia e Ksoovës përmes raporti ditor, ka njoftuar se nënë e bir janë arrestuar, por më pas janë liruar.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button