Nusja në Rahovec, rrihet nga vjehrri dhe kunati

Një grua ka raportuar se më 30.10.2024 pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati, në Rahovec.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se sipas viktimës ajo ishte e kanosur me armë zjarri.

“Me 19.11.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se me datën e lart-cekur pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati). Sipas viktimës ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri”, thuhet në raport.

Ndërkaq tutje, siç thuhet në raport viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti është nën hetime. /21Media

Back to top button