Nusret Pllana tregon historinë e Drenushës e cila humbi familjen gjatë luftës së fundit në Kosovë

Në kuadër të festës së 17-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21, ishte i ftuar Nusret Pllana, ku tregoi shumë histori rreth luftës së fundit në Kosovë.

Njëra ndër historitë që Pllana e tregoi ishte edhe historia e Drenusha Gashit e cila ka humbur familjen gjatë luftës.

“Një storie një dhimbje kështu do të thoja e parezistueshme që më kujtohet dhe që nuk më hiqet nga mendja dhe nga kujtesa është vrasja e e 11 civilëve në fshatin Çabiq të Klinës, kur duke ikë të shkretit krejt civilë nga mundësia e vrasjes dhe dhe e zënies gjallë të të masakrohen për së gjalli, ata kanë qenë në në rimorkio diku 20 a 30 civilë dhe mu në mes të rimorkjos i ka goditë ushtria barbare serbe dhe i ka vra 11 civilë, djem vajza e gra e pleq e plaka, në mesin e të vrarëve ka qenë edhe një vajzë, Drenushë Gashi, të cilës iu ka vra edhe nëna në atë ditë, edhe vëllai i vetëm, Merget Gash. Drenusha përjeton një tragjedi edhe personale, edhe familjare, sepse me sy të vet e përjeton atë atë barbarie dhe atë mizori të papërshkrueshme në fund të shekullit të 20, i këputet dora e dora e djathë”, tregoi Pllana.

Mirëpo, sipas Pllanës Drenushës iu rikthye shëndeti falë mjekëve të UÇK-së.

“Duke iu falenderu kujdesit të jashtëzakonshme të mjekëve të UÇK-së edhe në veçanti doktor Gani Halilajt edhe Pashkë Buzhalës e plotë mjekëve dhe motrave medicinale, që kanë qenë jashtëzakonisht të përkushtum për me i shpëtu, ajo sot është gjallë, është një heroinë e gjallë”, tha ai.

Ndërsa tani Drenusha jeton në Francë me familjen e saj

Për më shumë ndiqeni rrëfimin e plotë të Pllanës eksluzivisht në RTV21.

Back to top button