Kaloni te përmbajtja kryesore

Nusret poston foto me këngëtaren shqiptare

Kuzhinieri dhe pronari i shumë restauranteve nëpër vendet e pasura të botës, Nusret Gokçe, kësaj here ka postuar një fotografi me një këngëtare shqiptare.
Këngëtarja 26 vjeçare, Loredana Zefi ka vizituar restaurantin e kuzhinerit turk. Kjo vizitë u shënua edhe me një fotografi që u publikua nga Nusret, po ashtu u shpërnda edhe nga Loredana, shkruan rtv21.tv.

Nusret Gokçe njihet si kuzhinieri më i famshëm në botë dhe për çmimet marramendëse në restaurantet e tij.
Tani më është bërë zakon që vizitat në këto restaurante të përcjellen edhe me fotografi me pronarin e famshëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button