Nuza arbitron në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Tjetër delegim i gjyqtarëve të Kosovës në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Genc Nuzës i është besuar nga UEFA ndeshja e raundit të dyte të Conference Leauge, Śląsk – Riga. Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Miejski we Wracławiu” të Wroclawit në Poloni, gjyqtarin Nuza do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 1 gusht me fillim në orën 20:30.

Back to top button