Nwaneri i Arsenalit, mesfushori më i ri i Premier Ligës

Arsenali i dha 15 vjeçarit Ethan Nwaneri një debutim ëndrrash nga stoli, në ndeshjen e së dielës kundër Brentford.
Mesfushori u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë për Arsenalin pasi luajti në fitoren 3-0, si dhe lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Premier Ligë.
Nwaneri nisi sezonin me U18 dhe bëri përshtypje gjatë gjithë sezonit para-sezonal duke luajtur në disa miqësore.
Njëra prej të cilave ishte kundër Slough Toën.
15 vjeçari i cili përfaqësoi Anglinë në U16, depërtoi në U21 javët e fundit, për shkak të paraqitjes së tij të mirë, ai u thirr në stërvitje nga Mikel Arteta./21Media

Back to top button