Nxënës dhe mësimdhënës marshojnë në Pejë, duan nisjen e mësimit

Dhjetëra nxënës dhe prindër në Pejë kanë marshuar me kërkesën për rifllimin e mësimit dhe përfundimin e grevës në arsim. Këshilli i Prindërve në Pejë, që organizoi marshin, tha se nxënësit nuk mund të përdoren për qëllime të asnjërës palë.
Marshi në Pejë ishte i pari dhe sipas organizatorëve nuk do të ketë të tjerë. Ai u organizua në javën ë katërt të grevës dhe pas ngërçit të krijuar ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave për një shtesë në pagat e mësimdhënësve deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media

Back to top button