Nxënësi e rrahu mësuesin
Një nxënës e ka goditur mësuesin e tij në qytetin Kutahya të Turqisë. Nxënësi pas marrjes së deklaratës nga Policia është liruar, për çka kanë reaguar ashpër kolegët e mësuesesit.
Si pasojë e lëndimeve mësuesi është dërguar në spital.
“Siç e dini të gjithë, ne jemi dëshmitarë të trishtimit të dhunës ndaj mësuesve, e cila përjetohet pothuajse çdo ditë. Këto ngjarje të këqija dhe të trishtueshme të përjetuara nga mësuesit tanë, të cilët u ekspozuan ndaj dhunës verbale apo fizike nga nxënësit apo prindërit, tashmë shihen si të zakonshme dhe klasifikohen si lajm i faqes së tretë”, tha drejtori i Arsimit në Kutahya Mehmet Altınok.
Ai tutje ka kërkuar që këto raste të trajtohen nga Policia me një përkushtim më të madh./21Media