Nxënësit e Drenasit “zgjidhin” mosmarrëveshjet me dajak

Tre nxënës nga Drenasi janë bërë për spital pas një rrahje.
Raportohet se tre të miturit janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje të më hershme.
“Gjatë rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe një ankues mashkull kosovar po ashtu nxënës (i mitur). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button